Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me aksionet e përforcuara në fushën e komunikacionit në Shkup.
“Në territorin e Bashkisë së Shkupit janë shqiptuar gjithsej 132 masa, prej të cilave 34 janë për tejkalim shpejtësie, 12 për vozitje pa leje, 23 për kundërvajtje të këmbësorëve, 11 për mosdhënie të përparësisë dhe 31 për parkim jo të rregullt”, thonë nga SPB Shkup.
Aksionet të këtilla do të ketë edhe gjatë ditëve të ardhshme.
“U bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat në mënyrë që ta risim sigurinë në komunikacion”, thuhet në njoftimin e policisë./Telegrafi/