KSHZ mëngjesin e sotëm ka përditësuar rezultatet e zgjedhjeve lokale, ku në komunën e Çairit deri më tani janë përpunuar votat e 68, nga gjithsej 86 vendvotime.
Sipas rezultatit aktual, në Çair më tepër vota aktualisht ka kandidati i BDI-së, Visar Ganiu, respektivisht 10.015 vota, ose 49.13 për qind.
I dyti renditet Bekim Sali nga ASH-AAA, me 7.557 vota, ose 37,07 përqind të votave.
Kujtojmë, sipas rezultateve të publikuara në faqen e KSHZ-së, në këtë komunë nuk ka mbaruar numërimi i plotë i votave, ndërsa do të ketë edhe rreth të dytë, në mes kandidatit të BDI-së dhe ASH – AAA./Telegrafi/