Telegrafi

Vazhdon përplasja Rama-Meta për mosdekretimin e Gent Cakajt

Pas deklaratës së Presidentit të Shqipërisë Ilir Meta, se ‘nuk ka fuqi në botë t’i bëjë presion Presidentit të Republikës së Shqipërisë’, porosi kjo dërguar kryeministrit Edi Rama, është kundërpërgjigjur ky i fundit.

Në një reagim në Facebook, Rama shprehet se “Presidenti nuk di si të dalë nga gropa që i hapi vetes”. Ai madje thotë që të mos merret seriozisht Presidenti.

“Mos e merrni seriozisht ju lutem, ose i ka vjedhur Doktoresha e Shkencave passwordin e faqes zyrtare ose pastaj është në atë fazën kur i bën thirrje popullit për të marrë armët, ngaqë s’di si të dalë nga gropa që i hap vetes! I çova provat e mëkatit ndaj Gentit dhe vuan tani”, u shpreh Rama.

Polemikat në mes Ramës e Metës janë duke vazhduar nga dita e djeshme, që kur Presidenti Meta refuzoi që të dekretojë Gent Cakaj ministër të Jashtëm të Shqipërisë. /Telegrafi/