Manny Pacquiao po e kërkon me ngulm rimeçin ndaj Floyd Mayweather, derisa lufta e tyre po vazhdon në rrjetet sociale.
Boksieri amerikan e kishte mposhtur filipinasi në vitin 2015 me vendim unanim, mirëpo ky i fundit po insiston që ata të përballen në fund të këtij viti.
Pacquiao u bë kampioni më i vjetër në histori në kategorinë e peshave të mesme, duke e mposhtur Keith Thurman në fundjavën e kaluar në Las Vegas.
If you think using my name in your social media posts will make you relevant, be my guest. #FunnyMoney
— Manny Pacquiao (@MannyPacquiao) July 27, 2019
Filipinasi i ka reaguar edhe një herë Mayweatherit, duke i thënë se mos ta përdor emrin e tij në rrjetet sociale, por të bëhet burrë dhe ta pranojë rimeçin.
“Nëse ju mendoni se përdorimi i emrit tim në postimet tuaja në mediat sociale do t’ju bëjë të rëndësishëm, gaboheni. Pranoje rimeçin”, ka reaguar Pacquiao.
Amerikani kishte postuar një reagim në llogaritë e tij në rrjetet sociale, për të shpjeguar se ai po merret me bizneset e tij dhe se po bëhet një sipërmarrës i suksesshëm, mirëpo që ka përmendur edhe filipinasin.
Ndërkohë, trajneri i Pacquiao, Freddie Roach, ka akuzuar Mayweather se po frikësohet për një rikthim në ring, pas performancës së filipinasit kundër Thurmanit. /Telegrafi/