Site icon Telegrafi

Vazhdon përplasja në Lidhjen e Sindikatave të Maqedonisë, Ajtov kërkoi asistencë policore

Përplasjet në Lidhjen e Sindikatave të Maqedonisë nuk kanë ndaluar ende. Kryetari i Sindikatës së mbrojtjes dhe sigurisë, Risto Ajtov, kërkoi asistencë policore për të hyrë në zyrat e sindikatës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Para disa muajsh, u caktua një tjetër kryetar sindikate, e ndërroi emrin e saj dhe hapi xhirollogari të re transkasionale, aktivitet ndaj të cilit Ajtovi hodhi akuza për harxhim ose tërheqje të parave të sindikatës.

Ai e fitoi gjyqin dhe pret që të enjten policia t’ia mundësojë hyrjen në sindikatë, ku Lidhja e Sindikatave njoftoi se nuk ka të regjistruar në Regjistrin qendror një sindikatë e këtillë për mbrojtje dhe siguri./Telegrafi/

Exit mobile version