Site icon Telegrafi

Vazhdon përplasja LSDM – OBRM-PDUKM në Kuvendin e Maqedonisë, palët hedhin akuza dhe kundërakuza (Video)

Pasdite ka vazhduar debati në Kuvendin e Maqedonisë për propozim-programin dhe kabinetin qeveritar të mandatarit Zoran Zaev, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Diskutimet vazhdojnë të zhvillohen me replika të ashpra ndërmjet deputetëve të LSDM-së dhe atyre të OBRM-PDUKM-së, e herë pas here, diskutimet bëhen edhe ndërmjet deputetëve të OBRM-PDUKM-së dhe kryekuvendarit Talat Xhaferi.

Deputetët e OBRM-së vazhdojnë të kritikojnë programin qeveritar, duke e konsideruar si jocilësor dhe se që nuk do të sjell të mira për vendin, e nga ana tjetër lavdërojnë periudhën e qeverisjes së tyre.

Nga ana tjetër, deputetët e LSDM-së vazhdojnë të mbrojnë mandatarin Zoran Zaev, ekipin e tij, si edhe programin qeveritar, duke hedhur akuza për dhunë dhe korrupsion ndaj qeverisjes së mëparshme të OBRM-PDUKM-së.

Diskutimet në kuvend mund t’i përcillni në këtë vegëz./Telegrafi/

Exit mobile version