Telegrafi

Vazhdon paraliza e komunikacionit ajror në Evropën veriore

Zyrtarët evropianë të sigurisë ajrore thonë se do të duhen të paktën edhe dy ditë në mos më shumë që qielli të pastrohet nga retë e hirit të shkaktuara nga një vullkan në Islandë, i cili e ktheu kontinentin në një zonë të ndaluar për fluturimet ajrore, njofton VOA.

Aeroportet kryesore të vendeve evropiane u mbyllën dje dhe aeroplanët ndaluan fluturimet, duke bërë që dhjetëra mijëra pasagjerë nga Shtetet e Bashkuara, Evropa dhe Azia të bllokoheshin.

Disa vende të Evropës veriore, mes tyre Britania, Norvegjia, Suedia dhe Danimarka, kanë mbyllur plotësisht hapësirën e tyre ajrore.

Zyrtarët polakë kanë mbyllur hapësirën ajrore në pjesën veriore të vendit. Nuk dihet se si do të ndikojë ky vendim në udhëtimin e udhëheqësve botërorë, të cilët do të merrnin pjesë në varrimin e së dielës të Presidentit të Polonisë, Leh Kazinski.

Ekspertët e industrisë së fluturimeve ajrore thonë se pasojat e vullkanit në Islandë mund të kenë pasoja të pashembullta financiare, ndërkohë që kjo industri po përpiqet të dalë nga recesioni global.