Telegrafi

Vazhdon paraburgimi për sulmuesin e Todorovit

Edhe pse mjekët dhe pala mbrojtëse ka kërkuar që të ndërpritet paraburgimi për Ljupço Stojanovskin, PTHP ka vendosur që mos të miratoj këtë kërkesë, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Ljupço Stojanovski njihet pas sulmit ndaj ish-ministrit Nikolla Todorov të shëndetësisë më 1 qershor të këtij viti para ceremonisë së pranim dorëzimit të detyrës për tek Arben Taravari.

Përndryshe, Stojanvoski është gjyshi i të ndjerës Tamara, e cila vdiq nga mos kujdesi i shtetit, respektivisht nga mos lëshimi i fondeve nga ministria dhe fondi për shëndetësi që ajo të shërohet jashtë shtetit.

Në shenjë të hakmarrjes gjyshi i Tamarës qëlloi ndaj ish ministrit. /Telegrafi/