Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta.
Deri në ora 14:00 janë numëruar 45.20% e votave me kusht dhe votat e personave me nevoja të veçanta.
Sipas rezultateve të publikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 3 mijë e 344 vota. Partia Demokratike e Kosovës ka 2 mijë e 536 vota, Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë 2 mijë e 340 vota, transmeton Telegrafi.
Gjithashtu, për koalicionin AAK-PSD janë 1 mijë e 880 vota, kurse për koalicionin tjetër NISMA-AKR-PD janë 563 vota.
Numërimi i votave me kushte dhe atyre të personave me nevoja të veçanta ka filluar dje dhe procesi i numërimit pritet të përfundojë gjatë ditës së nesërme.
Ndryshe, në zgjedhjet parlamentare të cilat janë mbajtur më 6 tetor kanë votuar 812 mijë e 49 votues apo 44.18 për qind. /Telegrafi/