Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka numëruar mbi 60 për qind të votave deri tani.
Sipas votave të numëruar deri tani në komunën e Gjilanit, Lidhja Demokratike e Kosovës ka 39.15 për qind të votave, e pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me 26.6 për qind të votave, transmeton Telegrafi.
Vetëvendosje radhitet partia e tretë me 20.65 për qind të votave. Koalicioni NISMA-AKR ka 5.96 për qind të votave, Lista Serbe 2.42 për qind të votave dhe Partia Euroatlantike ka 0.08 të votave./Telegrafi/