Site icon Telegrafi

Vazhdon ngritja e temperaturave

I gjithë territori i Shqipërisë do të mbetet në ndikimin e kthjellime dhe vranësirave të lehta e kalimtare. Më të dukshme vranësirat do të paraqiten në zonat malore, por kryesisht në veri të vendit.

Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me të njëjtat kushte atmosferike duke bërë që zonat malore të dominohen nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash ndërsa bregdeti dhe zonat e ulta do të dominohen nga moti i kthjellët.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten sërish gjatë orëve të mëngjesit, por edhe orët e mesditës do të sjellin rritje të tyre.

Era do të fryjë mesatare si në tokë dhe në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi verior dhe veriperëndimor duke bërë që në det të ketë dallgëzim 3 – 4 ballë. /Telegrafi/

Exit mobile version