Site icon Telegrafi

Vazhdon ngritja e çmimeve të konsumit

Indeksi i tërësishëm i çmimeve të konsumit në Kosovë për muajin shtator 2014 është më i lartë për 0.2 për qind, krahasuar me muajin gusht 2014. Ndërsa, shkalla e inflacionit e matur në muajin shtator 2014 krahasuar me muajin shtator 2013 ishte 1.4 për qind, ka bërë të ditur Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) me publikimin mbi, “Indeksin e çmimeve të konsumit (IÇK) për muajin shtator 2014”.

Sipas ASK-së, ngritja e indeksit të çmimeve të konsumit vërehet te nëngrupet: perime (2.5 për qind); rrymë, gaz dhe lëndë të tjera djegëse (4.2 për qind). Ndërkaq, brenda këtij nëngrupi çmimi i rrymës elektrike shënoi një ngritje prej 5.18 për qind, gjegjësisht 6.0 për qind me TVSH me një ndikim të përbashkët prej 0.3 për qind në IÇK.

Ngritja u neutralizua kryesisht nga rënia e indeksit të çmimeve të konsumit te nëngrupi i përdorimit të pajisjeve për transportin personal (naftë dhe benzinë) për (-0.5 për qind) me një ndikim prej (-0.1 për qind) në IÇK.

Ndërsa, çmimet e konsumit në Kosovë u ngritën për 1.4 për qind në muajin shtator 2014 krahasuar me muajin shtator 2013.

Ngritja e çmimeve në këtë periudhë vërehet te nëngrupet: bukë dhe drithëra (2.2 për qind), mish (1.9 për qind), pemë (8.9 për qind), perime (4.6 për qind), duhan (7.3 për qind), veshje (1.9 për qind), rrymë, gaz dhe lëndë të tjera djegëse (9.3 për qind). Kurse, brenda këtij nëngrupi çmimi i rrymës elektrike shënoi një ngritje prej 5.18 për qind, gjegjësisht 6.0 për qind me TVSH. Kurse, shërbimet hoteliere (3.2 për qind) me një ndikim të përbashkët prej 1.8 për qind në IÇK.

Ngritja u neutralizua kryesisht nga rënia e çmimeve të konsumit te nëngrupet: vajra dhe yndyra (-8.5 për qind), sheqer dhe ëmbëlsira (-4.3 për qind), përdorim i pajisjeve për transportin personal-(naftë dhe benzinë) për (-2.9 për qind), me një ndikim të përbashkët prej -0.4 për qind në IÇK. /Telegrafi/

Exit mobile version