Në qendrën e skijimit të Kodrës së Diellit ka aktivitete me intensitet për ndërtimin e teleferikut të ri me gjashtë ndalesa, ku tani është montuar edhe stacioni përfundimtar i cili jep shpresë për të gjithë dashamirët e sporteve dimërore në Maqedoni se do të kenë edhe një tjetër vend tërheqës për skijim, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Qendra e skijimit në Kodrën e Diellit sipas projektit të ELEM do të kushtojë 9.6 milionë euro për një teleferik të ri modern. Projektimin dhe paraqitjen e drejton kompania italiane Lenter dhe kur plotësisht do të rregullohet pritet të tërheqë një numër të madh të turistëve dhe skiatorëve në sezonin e ri dimëror. /Telegrafi/