Site icon Telegrafi

​ ​Vazhdon ndërtimi i impiantit për ujërat e ndotura në Gjakovë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova”, ka njoftuar se po vazhdojnë punimet në ndërtimin e “Impiantit për Trajtimin e Ujërave të Ndotura”, në Gjakovë.

Sipas kësaj kompanie, objektivi dhe qëllimi specifik i këtij projekti të veçantë është të zvogëlojë ndotjen mjedisore në qytetin e Gjakovës duke trajtuar ujërat e ndotura të zonës.

“Të angazhuar në mbikëqyrjen e punimeve inxhinier të kualifikuar nga KRU ‘Gjakova’ si dhe Sanja Horvat nga Kroacia -Eksperte për Operim dhe Mirëmbajtje të ITUN-it, roli i saj është të mbështesë KRUGJ-në, në procesin e operimit dhe mirëmbajtjes së Impiantit”, thuhet në njoftim. /Kp/Telegrafi/ 

Exit mobile version