Site icon Telegrafi

Vazhdon ndërtimi i “autostradës energjetike” Kosovë-Shqipëri

Një pjesë e Rahovecit, Klinës dhe Gjakovës sot thuajse tërë ditën nuk do të ketë energji elektrike. Kjo për shkak të krijimit të kushteve të sigurisë në punë për realizimin e punimeve në kuadër të projektit për ndërtimin e linjës interkonektive Kosova- Shqipëri.

Sipas një njoftimi të KOSTT-it, nga ora 10:00 deri në 13:00, si dhe nga ora 15:00 deri në ora 18:00, do të bëhet shkyçja e linjës, LP 10 kV Dajni (Rahovec), si dhe linjës LP 1806 Kline-Gjakove 2.

“Shkyçja bëhet për të mundësuar shtrirjen e përçuesve në linjën 400kV Kosovë-Shqipëri. Gjatë kohës së lartcekur institucionet/qytetarët që furnizohen nga këto linja do të mbesin pa furnizim me energji elektrike”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Exit mobile version