Site icon Telegrafi

Vazhdon moti i ligë me shi dhe stuhi në Maqedoni

Moti paradite do të jetë kryesisht me vranësira, kurse pasdite do të ketë kushte për shi dhe vetëtima. Do të fryjë erë e lehtë veriperëndimore. Temperatura minimale do të jetë 12°C kurse ajo maksimale deri në 32°C.

Në Shkup do të jetë kryesisht me vranësira dhe reshje të shiut të kohëpaskohshme. Temperatura do të jetë prej 17°C deri në 29°C.

Lexo po ashtu Moti i ligë shkatërron tërësisht të mbjellat në rajonin e Pellagonisë (Video)

Vazhdon periudha e vranësirave dhe motit të ligë, në më shumë vende me reshje të shiut dhe me vetëtima. Temperatura ditore do të jetë nën mesataren për këtë periudhë të vitit. Pritet që moti të stabilizohet ditën e shtunë/Telegrafi/

Exit mobile version