Mobilizimi dhe ftesa për të protestuar të hënën para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, po vazhdon edhe në rrjetet social.
Protesta e së hënën është thirrur nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së dhe do të fillojë në ora 09:00.
Veteranët po kërkojmë nga deputetët e pozitës dhe opozitës të Parlamentit të Kosovës që të jenë të bashkuar, që seancën e ardhshme, ditën e hënë ,të rikthehet Ligji i Gjykatës Speciale në rend dite dhe të bëhet ndryshim në këtë Ligj, ku Specialja do të merret edhe me serbët dhe jo vetëm me shqiptarët.