Site icon Telegrafi

Vazhdon mirësia e Mavrajt, viziton refugjatët në Gjermani (Foto)

Mbrojtësi shqiptar, Mërgim Mavraj, e ka vizituar një kamp refugjatësh në Koln të Gjermanisë.

Futbollisti i Kolnit dhe Kombëtares kuqezi ka kërkuar një përkujdesje më të mirë për refugjatët duke thënë se ata nuk e meritojnë situatën në të cilën ndodhen.

“Unë jam refugjat! Sot për vizitë në një kamp refugjatësh. Ata meritojnë përkujdesje dhe dashuri”.

“I lumtur që sapo pak kohë u argëtova duke luajtur futboll me këta fëmijë të mrekullueshëm të cilët nuk e meritojnë aspak këtë situatë”, shkuan në postimin e Mavrajt në rrjetet sociale. /Telegrafi/

Exit mobile version