Telegrafi

Vazhdon mësimi normal në American School of Kosova në bazë të programit të mësimit në largësi (Remote Learning) 

American School of Kosova si lidere në implementimin e programeve teknologjike në edukim dhe gjithmonë e azhurnuar me trendet e teknologjisë në zhvillim të shpejtë, vazhdoi procesin mësimor që nga e Premtja (03.13.2020).

Stafi menaxhues u mobilizua shumë shpejtë pas lajmërimit nga MASHT për ndërprerjen e procesit mësimor dhe brenda 5-orësh ata përpiluan programin të mësimit në largësi (Remote Learning).

Sërije Lika (Koordinatore e Integrimit të Teknologjisë në mësim) shtoi që të gjithë stafit akademik iu desht vetëm një trajnim intenziv 1 ditor që të vazhdojnë më procesin mësimor me klasën e tyre, po tani në klasë virtuale.

Për më shumë ajo tregoi se si është bërë simulimi i mësimit në largësi gjatë trajnimit që tranzicioni nga klasa fizike në atë virtuale të jetë sa më e përshtatshme. Ky tranzicion ishte shumë i lehtë për American School of Kosova, pasi që ata vite më parë kishin implementuar teknologjinë BYOD (Bring Your Own Device) dhe integrimin e aplikacioneve  edukative online.

Misioni i American School of Kosova gjithmonë ka qenë të i ofrojë nxënësve mundësi mësimi të shekullit 21, duke pasur një mjedis të pasur me teknologji, një model mësimi me në qendër studentin, i cili do të ndihmonte stafin dhe studentët të arrijnë potencialin e tyre të plotë.

Prandaj ka zbatuar edhe teknologjinë BYOD për të nxitur praktikat e mësimdhënies individuale, të personalizuara dhe të diferencuara që mbështesin vlerësimin e bazuar në mësim dhe përvojë.

Nxënësit në këtë shkollë, mësimin në largësi e shohin vetëm si vazhdim të aktiviteteve mësimore, që ata veq ishin duke i zhvilluar tanimë në bazë të plan procesit për teknologji të integruar për klasat 1-12.