Kuvendi sot do të vazhdojë me mbajtjen e seancës së 46-të në të cilën në rend dite janë shumë ligje, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Deputetët duhet të debatojnë për zgjedhjen e kryetares dhe anëtarëve të komisionit të Komisionit për letra me vlerë, ndërsa duhet të votohet edhe për përmbushjen e propozim ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ilaçe dhe mjete medicinale dhe ndryshimin e Ligjit për mbrojtjen e natyrës, të dyja në leximin e dytë.
Në rend të ditës janë edhe ndryshimi dhe plotësimi i ligjit për Drejtorin e Doganave, për prodhimet ndërtimore, të Ligjit për akciza, për Propozimin e vendimit për dhënien e pëlqimit për aktet e përgjithshme të Avokatit të Popullit, si dhe raporti vjetor i disa institucioneve, në mes të cilave edhe ajo e Prokurorisë Speciale Publike. /Telegrafi/