Maturantët në Maqedoni sot janë testuar në gjuhët e huaja, një nga provimet e testimit ekstern. Për gjuhën angleze janë paraqitur 15,201 nxënës, 108 në gjuhën franceze, 197 për gjuhën gjermane dhe për gjuhën ruse 26 kandidatë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nxënësit që kishin përfunduar provimin u shprehën të kënaqur me testimin dhe shpresojnë në rezultate të mira.
Për testim në maturën shtetërore janë paraqitur gjithsej16426 kandidatë që sapo kanë mbaruar shkollën e mesme. Testimi për lëndën e matematikës do të jetë më 12 qershor ku janë paraqitur 2070 maturantë. Rezultatet e para të provimeve pritet të shpallen më së voni deri 14 korrik.