Juventusi ka arkëtuar pikë të plota në udhëtimin te Sassuolo, ku ka regjistruar fitore prej 2-0.
Bianconerët e kontrolluan gjysmën e parë të ndeshjes, në të cilën arritën të shënojnë dy gola.
Aksioni i iniciuar nga Mandzukic që pasoi me thembër te Alex Sandro, u vazhdua me një harkim të ulët të brazilianit në zonë, ku e priti Gonzalo Higuain për të realizuar (9’).
Në golin e dytë, Higuain ishte në rolin e asistuesit. Argjentinasi harkoi ulët nga e majta, Dybala e lëshoi topin për Sami Khediran, i cili e dërgoi në rrjet (26’).
Përkundër përpjekjeve të vendasve që t’i ndryshonin gjërat në gjysmën e dytë, Zonja e Vjetër vazhdoi të ishte e sigurt në lojën e vet duke triumfuar në fund.
Juventusi numëron 51 pikë, katër më shumë se Roma (që pësoi nga Sampdoria), ndërsa ka edhe një ndeshje më pak të zhvilluar. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=DhzSzbCcUlI