Site icon Telegrafi

Vazhdon manifestimi “Epopeja e UÇK-së”

Në ditën e tretë të manifestimit tradicional “Epopeja e UÇK-së”, sot në Prekaz ndezën flakadanët, për të vazhduar pastaj në Skenderaj me programin kulturo-artistik “Nata e Zjarreve”.

Me aktivitetet e sotme, të cilat fillojnë nga ora 17:45 në Prekaz dhe në ora 18:00 në Skenderaj, përfundon manifestimi “Epopeja e UÇK-së”.

“Epopeja e UÇK-së” shënohet më 5, 6 dhe 7 mars, për nderë të luftës titanike të familjes Jashari dhe për të nderuar të gjithë ata që luftuan dhe ranë në familjen Jashari gjatë tre ditë luftimi kundër armikut.

Exit mobile version