Telegrafi

Vazhdon ‘mania Era’, artistja hungareze transformon veten si këngëtarja shqiptare (Video)

Rebeka Karpati është 22 vjeçare dhe jeton në Budapest. Ajo ka një kanal në YouTube ku publikon video të ndryshme të krijimeve të saj.

Këtë herë ajo ka vendosur të transformojë veten në Era Istrefin, ndërsa në faqen e saj në Facebook ajo ka publikuar një fotografi ku duket e rregulluar dhe me flokët si këngëtarja shqiptare, njofton KosovaPress.

Lexo po ashtu Era Istrefi mahnitëse në kopertinën e “Elegance” (Foto)

“Disa nga ju e njihni nga videoklipin apo vetëm e keni dëgjuar këngën, nëse asgjë tjetër të paktën pallton e keni vënë re. Kam krijuar një video pa zë dhe nuk ishte e vështirë për të krijuar vetëm grimin, por tërë pamjen”, ka shkruar Rebeka.