Barcelona nuk ka mundur të marrë më shumë se një barazim 1-1 ndaj Real Sociedadit.
Pjesa e parë e ndeshjes foli të të mirë të vendasve që disa herë rrezikuan golin e Marc Ter Stegen, por pa arritur ta mposhtin, ndërsa Barcelona assesi nuk mund të binte në lojës e saj.
Edhe pjesa e dytë nisi më mirë për baskët që rrezikuan të parët me Carlon Vela (53’), por goditjen e tij të fortë e priti Ter Stegen, por topi i kthyer u shfrytëzua mirë nga sulmuesi William Jose, i cili qoi topin në rrjetë.
Pas këtij goli, Barcelona filloi të marrë iniciativën dhe shpejt e gjeti golin e barazimit, ku Lionel Messi shënoi në minutën e 59-të pas një asistimit të mirë të bërë nga Neymar.
Barcelona e gjeti edhe golin e dytë në minutën e 65-të me Luis Suarez, por gjyqtari sinjalizoi pozitë jashtë loje.
Vazhdimi i ndeshjes foli më mirë për vendasit që goditën dy herë shtyllën e portierin gjerman me anë të Carlos Vela (76’, 84’), por në dy radhët meksikani ishte i pafat.
Në fund, dy skuadrat u desh të ndahen të kënaqura me nga një pikë, ku me barazimin 1-1, stadiumi ‘Anoeta’ vazhdon të jetë ‘Macja e Zezë’ për katalunasit që nuk fitojnë që nga viti 2007.
Pas këtij barazimi, Barcelona e sheh vetën në vendin e vendin e dytë me 27 pikë apo gjashtë më pak se Real Madridi, ndërsa në ndeshjen e ardhshme i pret pikërisht ‘Mbretërit’ në shtëpi. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=86nazGgPOJE