Site icon Telegrafi

Vazhdon ‘lufta’ mes Verrattit dhe PSG-së

Në Paris vazhdon lufta mes Marco Verrattit dhe drejtuesve të Paris Saint Germain.

Klubi parisien nuk ka ndërmend të heqë dorë nga shërbimet e mesfushorit italian, ndërkohë që ky i fundi është gjithnjë e më i vendosur për t’u larguar nga klubi francez, pasi tundohet jashtë mase nga Barcelona.

Mësohet se, pasditen e së martës, Verratti ka zhvilluar një takim me trajnerin Unay Emery, të cilit i ka bërë të ditur dëshirën e tij për t’u larguar.

Trajneri i Paris Saint Germain e mori parasysh këtë kërkesë të Verrattit, e ia referoi drejtuesve të klubit transalpin, por këta të fundit nuk ndryshuan qëndrim dhe refuzuan takimin me Verrattin, pasi ajo që ata dëshirojnë nga italiani është respektimi i kontratës, transmeton tch.

Të premten, Verratti do të duhet të bashkohet me skuadrën për të nisur përgatitjet për sezonin e ri dhe kjo histori pritet të pasurohet me episode të reja, pasi tundimi për të luajtur si protagonist në Ligën e Kampionëve me fanellën “blaugrana” është i madh për Marco Verrattin.

Exit mobile version