Telegrafi

Vazhdon loja shpërblyese që filloi me Superbowl, për të fituar Mercedesin e 45 mijë eurove (Foto)

Prej fillimit të takimit sportiv Superbowl, ka nisur edhe një lojë shpërblyese, përmes së cilës mund të fitohet një Mercedes-AMG C43.

Afro dy milionë njerëz janë regjistruar në aplikacion, gjë që ka shkaktuar pengesa të shumta gjatë lojës, ku duhet të përcillet me gisht një veturën që lëvizë nëpër ekran, transmeton Telegrafi.

Zyrtarë nga Mercedes kanë bërë të ditur se loja ende po vazhdon dhe nuk ka fitues, ndërsa pritet që së shpejti të bëhet një tjetër njoftim zyrtar. /Telegrafi/