Telegrafi

Vazhdon licencimi i laboratorëve privat për COVID-19

Foto: Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë ka vazhduar licencimin e laboratorëve privat për testimin e COVID-19.

Në njoftimin e MSH-së bëhet e ditur se janë licencuar edhe 11 laboratorëve për testime serologjike.

Sipas listës së publikuar nga MSH, dy laboratorë janë licencuar në Fushë Kosovë, një në Prishtinë, një në Obiliq, një në Skenderaj, një në Pejë, një Mitrovicë, një në Graçanicë, një në Kaçanik, një në Gjilan dhe një në Ferizaj. /Telegrafi/