Telegrafi

Vazhdon lehtësimi i masave antiCOVID – lejohen dasmat dhe fejesat

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për lehtësimin e masave antiCOVID.

Me propozimin e Ministrisë së Shëndetësisë, Qeveria vendosi që muzika nëpër lokale të lejohet deri në ora 22:45, transmeton Telegrafi.

“Organizimi i dasmave, fejesave, ahengjeve familjare dhe mbrëmjeve të maturës, është i lejuar me kusht që të shfrytëzohet 30 për qind e kapacitetit të hapësirës(30 persona për 100m2), por jo më shumë se 200 të ftuar në rastet kur 30 për qind e kapacitetit të hapësirës tejkalon këtë numër”, thuhet në njoftim.

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë janë marrë edhe disa vendime tjera. /Telegrafi/