Drita e ka mposhtur Llapin me rezultat bindës 4-0 në kuadër të javës së 28-të në Superligës e Kosovës.
Pas vetëm tetë minutash lojë, gjilanasit kaluan në epërsi fal një auto-goli të shënuar nga Mërgim Pefqeli.
Drita vazhdoi me këtë ritëm të lartë të lojës, duke arritur që të dyfishonte rezultatin në 2-0 me anë të Kastriot Rexhës (14’).
Pjesa e parë përfundoi me këtë rezultat, ndërsa në të dytën u shënuan edhe dy të tjera.
Mysafirët e vazhduan dominimin e ndeshjes edhe në 45 minutat e dytë, derisa lojtarët e Tahir Batatinës ishin disi të lodhur.
Ishte minuta e 83-të, kur Erjon Vucaj shënoi për 3-0, e dukej se në Llap ishte konfirmuar fituesit.
Pesëminuta më vonë, Izair Emini e vulosi fitoren e skuadrës së tij dhe llapjanët u pajtuan disi me këtë disfatë turpëruese.
Drita edhe pas javës së 28-të vazhdon të jetë lider me 61 pikë, ndërsa Llapi është në vendin e gjashtë me 39 sosh. /Telegrafi/