Barcelona është duke u thelluar në një krizë financiare, shkaku që lojtarët po refuzojnë t’i ulin pagat.
Sipas asaj që raporton Diario Sport, lojtarët kanë biseduar me presidentin Josep Maria Bartomeut, për t’i kumtuar këtë vendim të marrë.
Medium spanjoll bën të ditur se lojtarët nuk janë të lumtur që pagat e tyre duhet të zvogëlohen dhe janë kundër asaj marrëveshje.
Derisa pandemia që pezulloi futbollin në Spanjë për më shumë se tre muaj, Barcelona kishte marrë vendim që pagat të uleshin.
Mirëpo, tani që futbolli është rikthyer, pa prezencën e tifozëve, lojtarët janë kundër zvogëlimit të pagës.
Raportohet se Barcelona u ka kërkuar lojtarët që të heqin dorë nga 30 për qind e pagës së tyre, në mënyrë që klubi mos të hyjë në krizë financiare. /Telegrafi/