Telegrafi

Vazhdon kriza në industrinë japoneze të makinave

Ai propozoi që industria japoneze e makinave të konsolidohet në "tresh të madh".

"Toyota", prodhuesi më i madh japonez i makinave parashikon humbje të parë në periudhën prej 71 vjet, ndërsa rivalja "Honda" për shkak të shitjes së zvogëluar parashikon rritje më të vogël të profitit në vitet e ardhshme. "Suzuki" muajin e kaluar e zvogëloi prodhimin për 10 për qind për shkak të rënies së kërkesës në Japoni dhe jashtë vendit.

Aksionet e prodhuesve japonez të automjeteve këtë vit shënojnë rënie të madhe – "Toyota" – 54 për qind, "Honda" – 51 dhe Suzuki" – 65 për qind.

Parashikohet se shitja e automjeteve në Japoni do të zvogëlohet në vitet e ardhshme dhe do të arrijë nivel më te ulët në 31 vitet e fundit, për shkak të druajtjes nga papunësia dhe recesionit ekonomik.