Spanja është ende shumë larg zgjidhjes së ngërçit politik. Kjo për shkak se lideri i Partisë Socialiste asesi nuk po dakordohet për formimin e qeverisë me Partinë e kryeministrit aktual Mariano Rajoy.
Partia Popullore e kryeministrit Rajoy është shpallur fituese sërish në zgjedhjet e fundit, por shumica e saj nuk mjafton për të formuar qeverinë. transmeton KosovaPress.
Vendimi i fundit i socialistëve ngre sërish mundësinë se vendi iberik mund t’u drejtohet kutive të votimit për herë të tretë, pas shtatë muajsh pasiguri politike.