Milani ka luajtur baras me rezultat 1-1 në udhëtim ndaj Lazios në kuadër të javës së tretë në Serie A.
‘Rossonerët’ kaluan fillimisht në avantazh me anë të Strahinja Pavlovic i cili me kokë shënoi për rezultatin 1-0.
Me këtë rezultat përfunduan 45 minutat e para të këtij takimi.
A goal to the good as we head into the break 👌#LazioMilan #SempreMilan pic.twitter.com/N4HKipcCnf
— AC Milan (@acmilan) August 31, 2024
Në pjesën e dytë, Lazio arriti që të barazojë shifrat në 1-1 me anë të Taty Castellanos i cili luftoi fortë në mesin e disa lojtarëve për të shënuar.
Nuk vonoi shumë dhe vendasit e gjetën edhe golin e rikthimit, këtë herë me anë të Boulaye Dia i cili shënoi për 2-1 duke finalizuar një aksion bukur të ndërtuar.
Gjithsesi ky gol nuk bëri që Milani të dorëzohej dhe ata u rikthyen sërish në lojë, duke barazuar rezultatin në 2-2 me anë të të inkuadruarit në pjesën e dytë Rafael Leao.
Linking up for the first time 🤝#LazioMilan #SempreMilan pic.twitter.com/UEixIr4EyC
— AC Milan (@acmilan) August 31, 2024
Deri në fund nuk pati më ndonjë rast shënimi për ndonjërën prej skuadrave dhe të dyja u desh që të pajtoheshin me nga një pikë.
Milani kështu ende nuk ka arritur që ta sigurojë fitoren e parë në edicionin e ri të Serie A, pasi tani numërojnë vetëm dy pikë pas dy barazimeve dhe një humbje.
Pas pushimit me kombëtaren, kuqezinjtë do të presin në ‘San Siro’ ekipin e sapopromovuar Venezian, aty ku do të synojnë fitoren e parë në kampionat./Telegrafi/