Telegrafi

Vazhdon kriza e furnizimit me gaz në Evropë

Vendet e Ballkanit duket të jenë prekur me keq nga kjo situatë. Së paku dy qytete në Bullgari kanë mbetur pa gaz duke lënë qytetarët pa ngrohje në mes të temperaturave të ulëta.

Bashkimi Evropian ka dënuar si "krejtësisht të papranueshëm" vendimin për ndërprerjen e furnizimit me gazin rus në Evropë. Presidenca çeke e BE-së u bëri thirrje Rusisë dhe Ukrainës të kthehen në bisedime për zgjidhjen e mosmarrëveshjes./rel/