Site icon Telegrafi

Vazhdon korrja në Maqedoninë verilindore

Në rajonin e Kumanovës, Likovës dhe Nagoriçanit të vjetër vazhdon procesi i korrjes së të mbjellave, që është duke u zhvilluar pa pengesa, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas Njësisë rajonale të Ministrisë së bujqësisë, pylltarisë dhe ujrave, janë korrur 90% e të mbjellave, 8713 hektarë elb, janë mbledhur gjysma e 12820 hektarëve të grurit, si edhe 901 hektarë tërshërë.

Vlerësimet në teren flasin për kushte të mira të rritjes së drithërave të vjeshtës dhe pritet që të ketë të prodhime më me bollëk dhe më cilësorë se vitet e kaluara./Telegrafi/

Exit mobile version