Site icon Telegrafi

Vazhdon kërkimi i trupit të Sali Gërqinës, zhytësit problem me shikueshmërinë në ujë (LIVE)

Ekipet e kërkim-shpëtimit të FSK-së po vazhdojnë kërkimin po vazhdojnë edhe sot kërkimin për të gjetur trupin e Sali Gërqinës, i cili sipas Policisë së Kosovës ka kërcyer në lumin Drini i Bardhë nga Ura e Fshejt dhe nuk ka arritur të dalë nga aty.

Ekipi i Arbresh.info po qëndron sot tek Ura e Fshenjtë, aty ku besohet se ka rënë Gërqina dhe ka kontaktuar me ekipin e zhytësve.

Ismail Gashi  përfaqësues i ekipit tha kërkimet i kanë filluar edhe sot në orën 7:00 të mëngjesit dhe se do të vazhdojnë deri në orën 19:00.

“Kërkimin do të vazhdojmë deri në ora 19:00 në mbrëmje, kemi filluar në 07:00 të mëngjesit. Shpresat janë të mëdha dhe gjasat janë të mëdha që të gjendet, shikueshmëria nën ujë është zero dhe është shumë thellësi. Bashkëpunimi me familjen është në nivelin e duhur, bashkëpunimi me Policinë është po ashtu i duhur”, ka thënë Gashi.

Sipas tij, në ekipin e kërkim-shpëtimit janë të angazhuar 16 persona për gjetjen e Gërqinës.

Ndërkaq, Florim Gashi, mik i Sali Gërqinës ka rrëfyer momentin kur ka kuptuar se është zhdukur ai.

“Në mëngjes kam folur me të. Kemi pasur të regjistrohemi në klubin e kërcyesve dhe pata vendos me shku në Prishtinë me i rregullu dokumentet dhe të vijmë këtu. Puna e tij erdha se pat vetëm të nënshkruaj dhe të marrë certifikatën e klubit të ri që e çelëm. Po thuhet se ka rrëshqitur. Ende askush nuk e ka parë”, ka rrëfyer ai.

Sali Gërqina është i martuar dhe ka tre fëmijë, dy djem e një vajzë.

Exit mobile version