Vazhdon keqpërdorimi i veturave zyrtare nga ana zyrtarë të institucioneve të ndryshme shtetërore dhe publike.
Qytetarë të ndryshëm po raportojnë çdo ditë se si zyrtarët shtetëror me vetura zyrtare shetisin dhe i përdorin ato edhe gjatë fundjavës.
Dy fotot e dërguar nga lexuesit, tregon një veturë zyrtare në qytetin e Ferizajt këtë të diel dhe një tjetër në Prishtinë.
Vetura zyrtare në Prishtinë, pikërisht në rrugën B, shihet teksa është ndalur mbi vendkalimin e këmbësorëve duke bërë shkelje të rregullave në trafik.
Më herët, ministri kanë marrë vendim që mos të përdoren veturat zyrtare jashtë orarit të punës, megjithatë përdorimi i veturave zyrtare për nevoja personale të punonjësve të institucioneve të Kosovës mbetet në nivel të lartë./Telegrafi./