Site icon Telegrafi

Vazhdon katastrofa ekologjike në Liqenin e Ohrit

Ekologët e kanë ndezur alarmin për fotografitë e tmerrshme në Pogradec. Ata thonë se nëse nuk ndërmerret urgjentisht diçka për ndalimin e eksploatimit rë resurseve natyrore, Liqenit të Ohrit i kanoset një katastrofë e madhe ekologjike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Arian Meroli, ekspert për ambientin jetësor nga Pogradeci potencon se moskujdesje ka pasur edhe më parë, por asnjëherë në përmasa të këtilla. Sipas tij, fajtor kryesor është ELEM, të cilët gjatë vitit të kaluar në mënyrë të paarsyeshme i kanë shfrytëzuar rrjedhat e ujit të Liqenit të Ohrit për prodhimin e rrymës.

Meroli apeloi për arsyeshmëri të institucioneve dhe kërkoi marrëveshje të re dypalëshe mes Shqipërisë dhe Maqedonisë për mbrojtjen e liqenit.

Pogradeci jeton nga turizmi dhe kjo do të ishte goditja e parë përderisa nuk kompensohen dëmet. Ndërsa banorët thonë se kjo çfarë i ndodh liqenit është vetëm reagim i asaj që me vite po e bëjnë organet qeveritare./Telegrafi/

Exit mobile version