Telegrafi

Vazhdon kaosi, disa nga deputetët e përjashtuar hyjnë nga dritarja në Kuvendin e Shqipërisë

Disa prej deputetëve të përjashtuar të Partisë Demokratike kanë hyrë nga dritaret e godinës në Kryesinë e Kuvendit të Shqipërisë.

Pasi u përplasën me Gardën në hyrjen kryesore, deputetët kanë gjetur një rrugë “alternative” për të hyrë në godinë.

Kolegët që ndodheshin brenda u kanë hapur dritaret e institucionit dhe me ndihmën e karrigeve ata kanë mundur të hyjnë në Kuvend.

Lexo po ashtu Të përjashtuar për 10 ditë, deputetët e opozitës në Shqipëri përplasen me Gardën, Noka kapërcen rrethimin

Ditën e premte u përjashtuan me 10 ditë nga punimet e Kuvendit deputetët Ervin Salianji, Petrit Doda dhe Edmond Spaho, ndërsa pas seancës me përplasje fizike të 30 tetorit u përjashtuan kreu i grupit Gazment Bardhi, Bledion Nallbati, Edi Paloka, Flamur Noka dhe Albana Vokshi.

Të vetmit që nuk kanë mundur të hyjnë në Kuvend janë Gazmend Bardhi dhe Albana Vokshi, të cilët garda i ndaloi në momentet e fundit të hynin nga dritaret. /Telegrafi/