Site icon Telegrafi

Vazhdon ikja e qytetarëve nga Kosova (Video)

Njerëz të shumtë edhe sonte janë grumbulluar te Stacioni i Autobusëve në Prishtinë për të pritur ardhjen e autobusit të parë që niset për Beograd.

Autobusi i orës 22:00 është tashmë i stërmbushur me udhëtar teksa qytetarët i kanë thënë “Zerit” se po ikin nga Kosova për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike.

Ndërkohë sonte drejtori i Stacionit të Autobusëve, Ylber Çitaku është shprehur se nuk ka ndonjë valë të re të njerëzve që po ikin nga Kosova duke iu referuar shitjes së biletave brenda Stacionit.

Exit mobile version