Telegrafi

Vazhdon ikja e mjekëve nga Maqedonia

Pas diplomimit, mjekët në Maqedoni regjistrohen në kurs të gjuhës gjermane, për të ikur jashtë vendit, në kërkim të mundësive të reja, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas Shoqatës së mjekëve shqiptarë, dukuria është më e theksuar në rajonin e Tetovës.

Në dhjetë vitet e fundit është rritur numri i mjekëve të cilët kërkojnë vërtetime nga Oda e Mjekëve, se në mënyrë aktive merren me mjekësi klinike. Në vitin 2015, ky numër arriti në 171. Nuk dihet nëse këta mjekë janë kthyer në Maqedoni, apo jo.

Ndërkaq, nënkryetarja e Odës së mjekëve, Lençe Nelovska thotë për Alsat-M se ”vërtetimi i njëjtë vlen edhe për njerëzit që planifikojnë të shpërngulen, por ne si Odë, as që kemi të drejtë, e as që kërkojmë të dhëna për atë nëse mjekët shkojnë dhe kthehen, apo nuk kthehen fare.”

Si shkak kryesor për largimin e mjekëve përmendet rroga e ulët, por edhe vendosja e sistemit të pagesës sipas punës dhe mungesa e kushteve tjera për t’i motivuar mjekët që të mos largohen./Telegrafi/