Site icon Telegrafi

Vazhdon huamarrja e Maqedonisë

Maqedonia ka marrë edhe një hua tjetër prej 25.3 milion euro nga kreditorët e brendshëm, përmes letrave shtetërore me vlerë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Kësaj radhe u dhanë obligacione njëvjeçare prej 17.5 milion euro dhe obligacione dhjetëvjeçare dhe pesëmbëdhjetëvjeçare, me vlerë prej 7.8 milion euro.

Sot shteti duhet të kthej borxh prej 21.2 milion euro, si rezultat i huamarrjeve të mëhershme. Deri në fund të gushtit janë planifikuar edhe dy huamarrje tjera./Telegrafi/

Exit mobile version