Telegrafi

Vazhdon horrori: Pas kokës, banorët gjejnë pjesë të tjera të skeletit të një njeriu

Në fshatin Romës të Vlorës, rreth 40 metra larg vendit ku dy ditë më parë një bari gjeti një kokë njeriu të dekompozuar, banorët kanë gjetur pjesë të tjera të skeletit.

Sipas burimeve nga policia e Vlorës bëhet fjalë për skeletet e këmbëve. Gjymtyrët u gjetën së bashku me çizme llastiku.

Lexo po ashtu Horror në Vlorë, gjendet një kokë njeriu, pa trup

Dyshohet se viktima mund të jetë ndonjë banor i Tepelenës, për këtë arsye i është kërkuar ndihmë policisë së Tepelenës për personat e zhdukur.

Mesditën e të martës, rreth orës 13:55, një bari gjeti mbetjen e dekompozuar të kokës së një njeriu, ndërsa më pas njoftoi policinë.

Ai ka rrëfyer se kishte gjetur kokën kur ishte duke ecur në këtë zonë, ndërsa ajo ishte e pa groposur.
“Isha duke ecur, për të shkuar në fshat, kur papritur pashë kokën. Ishte e pambuluar dhe e pa groposur. Lashë dikë aty që të mos e merrte ndonjë qen kokën dhe njoftova policinë”

Për të sqaruar rrethanat, policia ka dërguar mbetjen e kokës, në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë, për të përcaktuar kohën e vdekjes së personit si dhe shkakun e mundshëm të vdekjes. /tvklan.al/