Telegrafi

Vazhdon greva për punëtorët teknik në UP, Azemi: Po dërgohen në spital pasi kanë tension të lartë

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi ka bërë të ditur se po vazhdon greva e punëtorëve teknik të Universitetit të Prishtinës (UP), ndërsa për punëtorët e Qendrës së Studentëve është arritur një marrëvehsje për rritje të pagës.

Azemi përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se greva në Qendrën Studentore mbyllet në bazë të vendimit për rritje të pagës, e cila rritje siç tha ai “fillon menjëherë”.

“Të gjithë punëtorët unanimisht votuan për fillimin e punës dhe nga ora 10 gjithçka është normale”, ka shkruar ai.

Lexo po ashtu Vazhdon greva në UP, rreth 250 punëtorë kërkojnë rritjen e pagës

Po ashtu ai tha se në UP po vazhdon greva pa asnjë sinjal se ajo do të përfundoi së shpejti.

Ai theksoi se punëtorët që janë në grevë nga shqetësimet që i kanë janë duke u dërguar në spital.

“Kryesisht janë me tension të lartë…, ne ju bëjmë me dije se çdo shkelje e Ligjit mbi grevat nga ana juaj neve na e imponon që të radikalizohemi e që ne se dëshirojmë”, ka shkruar Azemi. /Telegrafi/