Të punësuarit në administratën gjyqësore e kanë vazhduar grevën.
Sindikata e punonjësve administratorëve dhe punonjësve gjyqësor e ka përshëndetur vendimin e Qeverisë së RMV-së për formimin e grupit të punës, për të gjetur zgjidhje për kërkesat e tyre, por thonë se negociatat nuk duhet të shtyhen.
Ata thanë se presin që grupi punues të fillojë punën për shtatë ditë dhe se në mbledhjen e parë do të kërkojnë përcaktimin e afateve, pra që grupi punues të përfundojë punën për dhjetë ditë.
“Nëse nuk i pranojnë kërkesat tona, greva do të vazhdojë në mënyrë më rigoroze dhe nuk do të bëhet asnjë detyrë në prokurori. Nëse nuk arrijmë marrëveshje presim që të na bashkohen kolegët nga gjykatat dhe kolegët e avokatisë”, thanë nga Sindikata./Telegrafi/