Site icon Telegrafi

Vazhdon greva e të punësuarve në Fonderinë e Shkupit

Të punësuarit e Fonderisë së Shkupit tashmë një javë protestojnë për rrogat e papaguara nga viti i kaluar, kanë njoftuar nga Sindikata e industrisë, energjetikës dhe xehetarisë (SIEX), transmeton Telegrafi Maqedoni.

Greva ka filluar pasi që punëdhënësi ka publikuar se i ndërpret të gjithë aktivitetet prodhuese, ndërsa të punësuarve u lëshoi vendime për pushim vjetor pa ua paguar obligimet për paga. Të punësuarit dyshojnë se ky pushim vjetor do të thotë edhe largim nga puna, sepse Fonderia me vite ka probleme në funksionim dhe në pagesë të obligimeve jo vetëm ndaj të punësuarve por edhe ndaj firmave me të cilat bashkëpunon. Për to është e paqartë përse u jepet pushim vjetor kur numri i porosive është i madh.

Të punësuarit thonë se kanë më tepër neto rroga të papaguara, ndërsa kontributet nuk u janë paguar për nëntë muaj, duke filluar nga shtatori i vitit 2015./Telegrafi/

 

Exit mobile version