Site icon Telegrafi

Vazhdon greva e rektorëve në universitetet publike, kërkojnë kthimin e akreditimeve të programeve të larguara (Video)

Pas pezullimit të 42 programeve në Universitet Publike, greva e e Rektorëve po vazhdon. Ata vazhdojnë ta quajnë të jashtëligjshëm këtë vendim, duke kërkuar të shkarkohet Këshilli Shtetëror i Cilësisë.

42 programet e Universiteteve Publike që nuk janë akredituar, kanë ndikuar që të gjithë rektorët të hyjnë në grevë, ata ndër të tjerash, kërkojnë shkarkimin e Këshillit Shtetëror të Cilësisë. Rektori i Universitetit Publik të Pejës Fadil Millaku, thotë se është e jashtëligjshme të pezullohen këto programe.

“Duke parë këto pasoja dhe vendimet që ka marrë Këshilli Shtetërorë i Cilësisë, rektorët kanë dalë me një komunikatë ku ndër të tjerat i kanë paraqitur kërkesat e tyre që Këshilli Shtetërorë i Cilësisë të jep dorëheqje dhe të kthehet akreditimi i të gjitha programeve që kanë pasur akreditim deri në 2020 apo 2021”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Fadil Millaku – rektor i Universitetit të Pejës.

Për këtë kishte reaguar edhe Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë Philip Kosnet, si dhe shefja e zyrës së BE-së Natalya Apostolova.

Philip Kosnet thotë se Agjencia e Akreditimit të Kosovës duhet të mbetet e pavaruar, për të siguruar arsim cilësor, ndërsa edhe Natalya Apostolova është pozicionuar kundër veprimit të rektorëve.

E këto deklarata sipas Millakut janë të padrejta, pasi që sipas tij kjo agjenci është e politizuar.

“Absolutisht ata e kanë shkelë ligjin, nuk kanë komunikuar me asnjë rektor dhe për këtë arsye vendimet e tyre – në veçanti te profilizimi i profesorëve, ka qenë i gabuar”, shprehet më tej Fadil Millaku.

Edhe “Demokracia studentore ka dal kundër grevës, duke e quajtur politike dhe se programet e paakredituara, i shërbejnë rektorëve për të punësuar njerëzit e tyre. /RTV Dukagjini/Telegrafi/

Exit mobile version