Telegrafi

Vazhdon greva e punëtorëve të shëndetësisë

Bazuar në një njoftim zyrtar të lëshuar nga Kryesia e Këshillit Grevist dje ka pasur një takim në mes të kryetarit të BSPK-së, Haxhi Arifi, dhe zëvendës-kryeministrit të Kosovës, Ramë Manaj. Megjithatë takimi nuk ka rezultuar me ndonjë rezultat konkret.

Në po të njëjtin njoftim Këshilli Qendror Grevist i Federatës ka shprehur shqetësim të thellë për lajmin në media, se institucionet shëndetësore private por rrisin çmimet e shërbimeve, duke abuzuar me grevën në institucionet publike.

“Ne ju bëjmë thirrje pronarëve të institucioneve private që të solidarizohen se paku me pacientët dhe të mos keqpërdorin këto momente”.

Ndërkohë është duke vazhduar me punë vetëm shërbimi i emergjencës. /Telelgrafi/