Telegrafi

Vazhdon greva e Minatorëve, u keqësohet gjendja shëndetësore

Edhe tani kur po ofrohet skadimi i afatit pre 24 orëve, greva e më shumë se 700 minatorëve në horizontin e tetë të Minierës së Trepçës në Stantërg është duke vazhduar.

Minatorët para pak çastesh i kanë vizituar edhe zyrtarët e PTK-së në Mitrovicë duke u solidarizuar plotësisht me kërkesat e tyre.

Mësohet po ashtu se gjendja shëndetësore e minatorëve është e përkeqësuar, për shkak të kushteve të rënduara në horizontin e tetë të kësaj miniere. /Telegrafi/